LAJME

Artikull

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

Hënë, 27 Tetor 2025, 12:33

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja e BNR-së, Sillvia Velikova. Pritet që të premten t’i dorëzohen materialet e çështjes, gjë që tregon se hetimi për korrupsion në Bashkinë e qytetit Varna është në fazën përfundimtare dhe prokuroria mund të dërgojë çështjen në gjykatë.
Në korrik, Bllagomir Kocev u arrestua për korrupsion dhe pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, dhe nga sot ai akuzohet se ka bashkëpunuar me këshilltarët bashkiakë Jordan Katelev dhe Nikollaj Stefanov, biznesmenin Nikollaj Marinov dhe një person të panjohur me imunitet – deputet i parlamentit aktual, për të kryer një krim të përgjithshëm.
Avokatja e kryetarit të ndaluar, Ina Llullçeva, ngriti pyetje kyçe ndaj prokurorisë: pse organi i akuzës pretendonte se hetimi ka ende shumë punë për t’u bërë, që të justifikonte mbajtjen e Blagomir Kocev në paraburgim, ndërkohë që provat u mblodhën që në verë dhe nuk ka asgjë të re. Ajo pyeti gjithashtu pse ai nuk u lirua, pasi procedura parapenale ka përfunduar, dhe arsyeja e vetme për mbajtjen e tij ishte për të mos penguar hetimin, raportoi Nova TV.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا