SHOQËRI

Artikull

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

Hënë, 27 Tetor 2025, 15:54

Nxënësit bullgarë fituan katër medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Rumani

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Në garë morën pjesë 108 nxënës nga 19 vende, të cilët matën dijet dhe aftësitë e tyre në dy raunde – teorike dhe vëzhguese. Raundi teorik përfshinte nëntë detyra mbi tema nga mekanika orbitale, trigonometria sferike, eklipset, astronomia yjore dhe ekzoplanetet, ndërsa në raundin vëzhgues pjesëmarrësit treguan aftësi në leximin e hartave yjore dhe në punën me teleskop.
Medalje argjendi fituan nxënësit e klasës së nëntë nga gjimnazet matematike Marina Marinova nga Ruse, Lev Belenkij nga Varna dhe nxënësi i klasës së tetë Viktor Kozhuharov nga Gjimnazi Kombëtar i Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Sofje. Medalje bronzi fitoi Ognjan Dobrev, nxënës i klasës së nëntë në gjimnazin matematik të Varnës.
Udhëheqës të ekipit ishin Eva Bozhurova nga Observatori dhe Planetariumi Popullor Astronomik “Nikolla Kopernik” në Varna dhe Aleksandër Kurtenkov nga Instituti i Astronomisë me Observatorin Kombëtar Astronomik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës