Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë; punonjësit e shtetit dhe policët, si të gjithë qytetarët e tjerë, të fillojnë të paguajnë kontribute personale të sigurimeve sociale.
Si arsyetim për këto masa theksohet se:
- Pesha e shpenzimeve për personelin është bërë shumë e madhe – 10% e PBB-së;
- Rritja më e shpejtë e pagave krahasuar me inflacionin stimulojnë konsumimin dhe gjenerojnë më shumë inflacion;
- Rritja e pagave në sektorin shtetëror detyron punëdhënësit në sektorin privat të rrisin gjithashtu pagat;
- Rritja prioritare e pagave në disa sektorë krijon ndjesinë e padrejtësisë dhe çon në protesta për paga më të larta edhe në sektorët e tjerë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNT