Artikull
“Rheinmetall” nënshkroi kontratë për ndërtimin e një fabrike ushtarake në Sopot
Martë 28 Tetor 2025 12:36
Martë, 28 Tetor 2025, 12:36
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Shteti bullgar dhe Koncerni gjerman “Rheinmetall” nënshkruan në Sofje një kontratë për ndërtimin në “VMZ – Sopot” të një fabrike për barut dhe granata 155 mm. Kontratën e nënshkroi personalisht drejtori ekzekutiv i “Rheinmetall”, Armin Papperger, dhe drejtori ekzekutiv i VMZ, Ivan Gecov. Në ceremoni morën pjesë kryeministri Rosen Zheljazkov, ministri i ekonomisë Petar Dillov dhe ambasadorja e Gjermanisë në Bullgari, Irene Plank.
“Kemi shumë punë përpara për të krijuar një potencial të madh me fabrikën bullgare. Kemi siguruar stabilitet dhe parashikueshmëri në bashkëpunimin me partnerët”, tha kryeministri Zheljazkov. Papperger shprehu pritshmëri që edhe kompani të tjera evropiane të investojnë në industrinë ushtarake bullgare.
FOTO: БНТ
Investimi prej rreth 500 milionë eurosh do të krijojë 1000 vende pune dhe është kyç për modernizimin e industrisë bullgare të mbrojtjes. Ai është pjesë e përpjekjeve të BE-së dhe NATO-s për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Evropës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA