POLITIKË

Artikull

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

Martë, 28 Tetor 2025, 13:26

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29 tetor, si një aneks ndaj marrëveshjes për bashkëqeverisje, njoftoi nënkryetari i grupit parlamentar të GERB-SDS, Kostadin Angellov. Ai sqaroi se dorëheqja e kryetares së parlamentit, Natalija Kisellova, nuk është diskutuar në mbledhjen e sotme.
Ideja për vendosjen e një kryesimi i rotacionit në parlamentin bullgar u propozua nga grupet parlamentare të GERB dhe “Ka një popull të tillë”, në emër të bashkëqeverisjes së shtetit brenda koalicionit qeverisës, dhe u mbështet nga BSP – E Majta e Bashkuar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا