Artikull
Korridori vertikal i gazit do të përfundojë deri në fund të vitit 2026
Martë 28 Tetor 2025 14:23
Martë, 28 Tetor 2025, 14:23
Në foto (nga e majta në të djathtë): drejtori ekzekutiv i “Bulgartransgaz” Vlladimir Malinov, Komisioneri Evropian për Energjinë Dan Jorgensen dhe ministri i energjisë, Zheço Stankov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan Jorgensen, inspektoi realizimin e pjesës së tretë të projektit – nga Rupça deri në Vetrino. Ky projekt i madh gazsjellësi do të lidhë Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë, Ukrainën, Hungarinë dhe Sllovakinë. Sipas fjalëve të Stankovit, përmes Korridorit Vertikal të Gazit, vendi ynë do të transportojë sasi edhe më të mëdha gazi në të gjitha drejtimet. Projekti do të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2026, theksoi ministri. Ai shtoi se zbatimi i tij do t’i garantojë Bullgarisë dyfishimin e kapacitetit në pikën e daljes me Rumaninë – nga 5 miliardë metra kub transporti aktual, kapaciteti do të arrijë deri në 10 miliardë metra kub, njofton BTA.
На снимката (от ляво надясно): министърът на енергетиката Жечо Станков, еврокомисарят по енергетика Дан Йоргенсен и изпълнителният директор на „Булгартрансгаз“ Владимир Малинов.
FOTO: БГНЕС
Vlladimir Malinov, drejtor ekzekutiv i “Bulgartransgaz”, vuri në dukje rëndësinë e ndërtimit të këtij korridori në një kohë kur Evropa është në prag të heqjes përfundimtare nga gazi natyror rus dhe në planin afatgjatë do të mbështetet në gazin natyror të lëngshëm nga SHBA-të ose në furnizime nga rajone të tjera, përfshirë rajonin e Kaspikut.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES,