Artikull
Ekspozita "Mesazhi Bullgar nga Basarabia" për Ditën e Bullgarëve të Basarabisë
Mërkurë 29 Tetor 2025 03:05
Mërkurë, 29 Tetor 2025, 03:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e kryetarit të Komisionit për Kulturë dhe Media në Kuvendin Popullor, Toshko Jordanov.
Ekspozita prezanton krijime të frymëzuara nga lidhjet kulturore dhe historike midis Bullgarisë dhe komunitetit bullgar në Basarabi. Përmes artit të tyre, autorët eksplorojnë temat e kujtesës, përkatësisë dhe trashëgimisë shpirtërore të bullgarëve të Basarabisë.
Ivan dhe Zllata Shishman, baba e bijë, janë piktorë bashkëkohorë me prejardhje bullgare në Ukrainë, të cilët në veprat e tyre bashkojnë motivet tradicionale me vizionin modern.
Mund të mësoni më shumë për bullgarët e Besarabisë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
- Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا