“Secili prej nesh”

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

Mërkurë, 29 Tetor 2025, 04:05

Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

FOTO: Youtube/GRAFA/Robi

Madhësia e shkronjave

Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve.
Videoklipi i këngës meriton vëmendje të veçantë, pasi ka një kauzë. Ai është realizuar sipas një rasti të vërtetë – tregon historinë e një familjeje që ka kaluar nëpër një betejë me kancerin. Të gjithë pjesëmarrësit në video nuk janë aktorë, por njerëz të vërtetë.
Grafa dhe Robi prezantojnë një video me kauzë, bazuar në një histori të vërtetë

FOTO: Youtube/GRAFA/Robi

“Kjo video përshkruan dëshirën tonë për të filluar të flasim hapur për kancerin”, thotë Grafa. Për të, ky nuk është thjesht një projekt artistik, por edhe një histori personale:
“Kam humbur nënën time nga kjo sëmundje, dhe tani babai im vazhdon betejën me të. Kur regjisori Jordan Zheçev më prezantoi idenë për videon, e pranova menjëherë. Ndjeva se përmes saj mund të shprehen në mënyrë të sinqertë dashuria, dhimbja, shpresa dhe nevoja për të qenë bashkë në ditë të vështira.”
Grafa dhe Robi

Grafa dhe Robi

FOTO: grafa.bg

Bashkëpunimi mes Grafa dhe Robi nuk përfundon këtu – këngëtari i ri do të jetë pjesë zyrtare e koncertit madhështor të Grafa në “Arena 8888 Sofia” më 15 nëntor, ku do të dalë në skenë për të performuar me grupin e tij.
Spektakli do të jetë një shfaqje 360 gradë me teknologji të lartë, zonë diamanti, koncept vizual autorial dhe tingull perfekt që e rrethon publikun nga të gjitha anët – një ngjarje që premton një përvojë të paharrueshme.
Përpiloi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Youtube/GRAFA/Robi, grafa.bg

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov