LAJME

Artikull

BE pret nga Sofja një qëndrim urgjent pas sanksioneve të SHBA-së kundër “Lukoil”

Mërkurë, 29 Tetor 2025, 08:11

BE pret nga Sofja një qëndrim urgjent pas sanksioneve të SHBA-së kundër “Lukoil”

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për BNR burime nga Brukseli. Komisioni po e ndjek me kujdes situatën dhe po e vlerëson atë së bashku me vendet anëtare të BE-së dhe me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, për të parë ndikimin e masave të SHBA-së. Nga Brukseli vendosën kontakte me shtetet e veçanta, përfshirë edhe Bullgarinë, për të marrë më shumë informacion.
Sipas legjislacionit evropian, vendet e BE-së duhet të kenë rezerva të mjaftueshme nafte për të paktën 90 ditë. Komisioni është i gatshëm të thërrasë, nëse është e nevojshme, një mbledhje të jashtëzakonshme të Grupit për Koordinimin në Fushën e Naftës. Mbledhja e rregullt e këtij grupi planifikohet për më 12 nëntor, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova.
Qeveria nuk do të lejojë ndalimin e funksionimit të rafinerisë së Burgasit, siguroi më herët ministri i energjetikës, Zheço Stankov. Aktualisht nuk ka plane për blerjen e aktiveve nga shteti.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا