Artikull
Aplikimi i euros nga mesnata e Vitit të Ri i huton pronarët dhe shërbyesit e restoranteve
Mërkurë 29 Tetor 2025 08:36
Mërkurë, 29 Tetor 2025, 08:36
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa dhe të kthejnë kusur vetëm në leva, ndërsa një minutë më pas – porositë do të bëhen si në leva, ashtu edhe në euro, dhe kusuri duhet të jepet vetëm në euro. Për shkak të këtyre shqetësimeve, biznesi turistik në Bansko ka kërkuar një takim të veçantë me ekspertë nga Agjencia e të Ardhurave dhe Ministria e Turizmit.
“Dega turistike është e para që do të përballet me vështirësitë gjatë kalimit nga leva në euro – dhe pikërisht në ditët kur ka shumë turistë, ndërsa bankat nuk punojnë. Ne, hotelierët dhe restoratorët në Bansko, kemi një sërë pyetjesh konkrete”, tha për BNR Malin Bistrin, kryetar i Bashkimit të Biznesit Turistik. Për disa pronarë restorantesh rregullat për kalimin nga leva në euro mbeten të paqarta, prandaj ata kanë vendosur të mos punojnë në mbrëmjen e Vitit të Ri, për të mos pasur probleme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNT
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا