Artikull
Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB
Mërkurë 29 Tetor 2025 09:05
Mërkurë, 29 Tetor 2025, 09:05
Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Paraqita një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë detyrimi dhe përgjegjësie ndaj praktikës parlamentare në kushte bashkëqeverisjeje”, tha Kisellova. Ajo shtoi se rregullorja parlamentare parashikon mënyrën e veprimit në raste të tilla – zëvendëskryetari nga grupi parlamentar më i madh e drejton punën e deputetëve deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. “Për mua ishte një nder,” përfundoi Kisellova, e cila u përcoll me duartrokitje.
Raja Nazarjan, e nominuar nga grupi parlamentar GERB–SDS, u zgjodh kryetare e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Ajo mori mbështetjen e 129 deputetëve, 77 votuan kundër dhe 14 abstenuan.
FOTO: БТА
Sipas rregullores parlamentare, propozimi për shkarkimin e parakohshëm të kryetarit i paraqitet për votim në seancën e parë pas ditës kur u dorëzua, ndërsa zgjedhja e re duhet të zhvillohet brenda 14 ditëve nga miratimi i vendimit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا