LAJME

Artikull

Presidenti bullgar shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës

Mërkurë, 29 Tetor 2025, 09:51

Presidenti bullgar shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës

FOTO: Presidenca

Madhësia e shkronjave

Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes si të vendeve të Evropës Juglindore, ashtu edhe të Bashkimit Evropian, dhe meriton vlerësim e mbështetje. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi në Riad me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Të dy u takuan në kuadër të edicionit të nëntë të forumit “Iniciativa për Investime të Ardhshme”, i organizuar nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Të dy presidentët ndanë qëndrimin e përbashkët se përparimi i vendeve kandidate për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet në bazë të arritjeve të tyre konkrete dhe reformave reale të ndërmarra. Presidenti Radev theksoi gjithashtu konsensusin politik dhe shoqëror në Kosovë në mbështetje të integrimit evropian, si dhe veprimet sistematike të institucioneve në këtë drejtim.
Gjatë takimit, kreu i shtetit bullgar shprehu mirënjohjen e tij ndaj presidentes Osmani për veprimet e ndërmarra në mbështetje të komunitetit bullgar në Kosovë dhe për përfshirjen e tij institucionale.

Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Presidenca