Artikull
I kujtojnë Këshillit për Mediat Elektronike se komunizmi në Bullgari është shpallur me ligj si kriminal
Mërkurë 29 Tetor 2025 10:19
Mërkurë, 29 Tetor 2025, 10:19
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Prof. Vili Lilkov dhe avokati Petër Sllavov paralajmëruan Këshillin për Mediat Elektronike për transmetimin e paligjshëm të filmit me seri të vitit 1969 “Në çdo kilometër”, raporton faqja e Shoqatës së Gazetarëve Bullgarë (sbj-bg.eu).
Në një letër të hapur dërguar Këshillin për Mediat Elektronike, Lilkov dhe Sllavov shkruajnë: “Filmi, i xhiruar gjatë viteve të regjimit komunist në Bullgari, mban shenjën e propagandës së epokës totalitare dhe përmban shumë pasaktësi historike. Ky film propagandistik krijon keqkuptime tek shikuesit, veçanërisht tek gjenerata e re, për veprimtarinë e Partisë Komuniste Bullgare, si para, ashtu edhe pas vitit 1944.”
Në fillim të çdo episodi në kanalin Bulgaria ON AIR shkruhet: “I kushtohet Partisë Komuniste Bullgare.” Sipas Lilkov dhe Sllavov, mediat që e transmetojnë këtë film duhet të theksojnë se “regjimi komunist në Bullgari është shpallur me ligj si kriminal”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا