LAJME

Artikull

Sindikatat kundërshtojnë pagën minimale prej 605 eurosh, po përgatitin protestë

Mërkurë, 29 Tetor 2025, 12:54

Sindikatat kundërshtojnë pagën minimale prej 605 eurosh, po përgatitin protestë

FOTO: pixabay

Madhësia e shkronjave

Dy sindikatat më të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave dhe Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – po organizojnë një veprim paralajmërues protestues para ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Ajo është e planifikuar për 31 tetor, ditën e premte, para mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, ku do të diskutohet Buxheti 2026. Protesta ka të bëjë me mosdakordësinë e dy organizatave sindikale për zvogëlimin e parashikuar të pagës minimale nga fillimi i vitit 2026 dhe mungesën e një politike shtetërore për të ardhurat. Pritet që protesta të fillojë në orën 09:00.
Kujtojmë se projektbuxheti parashikon që paga minimale të jetë 605 euro, jo 620 euro (1213 leva), sa ishte e parashikuar sipas formulës në Kodin e Punës. Aktualisht, paga minimale është 1077 leva, ose 550 euro.
Lexoni më shumë mbi temën:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: pixabay