Mërkurë 29 Tetor 2025 15:08
Mërkurë, 29 Tetor 2025, 15:08
Raja Nazarjan
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Forcat qeverisëse nga GERB–SDS, BSP–Е majta e bashkuar dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) nënshkruan një aneks ndaj marrëveshjes së tyre të koalicionit, me të cilin përcaktojnë rregullat për rotacionin e kryetarit të parlamentit. Mekanizmi i ri parashikon që secila prej tri formacioneve politike të propozojë kandidatin e vet për kryetar të parlamentit me radhë rotacioni, ku çdo mandat do të zgjasë 10 muaj. Sipas këtij rendi, të parët janë GERB–SDS, pas tyre ITN dhe më pas BSP.
Pas përfundimit të kësaj renditjeje, rotacioni do të rifillojë nga e para. Pjesët e tjera të Marrëveshjes për shumicën parlamentare mbeten të pandryshuara. Aneksi hyn në fuqi që sot, me tërheqjen e Natalija Kisellovës nga lista e BSP- Е majta e bashkuar dhe zgjedhjen e Raja Nazarjanit (GERB) në krye të Kuvendit Popullor.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا