LAJME

Artikull

Si ministre e Jashtme, Maria Gabriel ka negociuar për heqjen e emrit të Pevskit nga lista “Magnitsky”

Mërkurë, 29 Tetor 2025, 16:23

Bozhidar Bozhanov

Bozhidar Bozhanov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Maria Gabriel nga GERB ka bërë përpjekje për të hequr sanksionet “Magnitsky” ndaj Deljan Pevskit dhe personave të tjerë. Kjo ka ndodhur gjatë kohës kur ajo ka qenë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme (nga 6 qershori 2023 deri më 9 prill 2024) në qeverinë e Nikollaj Denkovit. Këtë e bëri të ditur në korridoret e parlamentit një nga bashkëkryetarët e “Bullgarisë Demokratike”, Bozhidar Bozhanov. “Sipas informacioneve që kemi marrë, znj. Maria Gabriel, në cilësinë e saj si ministre e jashtme dhe përfaqësuese e GERB-it, ka pasur korrespondencë me Mbretërinë e Bashkuar për heqjen nga lista e sanksioneve të disa shtetasve bullgarë. Tani pyetja është – a po bëhen përpjekje të tilla edhe tani nga GERB, nga ministri i jashtëm, nga Temenuzhka Petkova ose nga kryeministri”, theksoi Bozhanov. Ai hodhi poshtë informacionin e shpërndarë pak ditë më parë në media, sipas të cilit Hristo Ivanov i kishte propozuar Deljan Pevskit heqjen e emrit nga sanksionet “Magnitsky” në këmbim të mbështetjes për një prokuror të përgjithshëm të propozuar nga “Bullgaria Demokratike”.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا