Përralla nga Korten në Bullgari dhe Moldavi “ringjallen” në Sofje

Enjte, 30 Tetor 2025, 03:10

Përralla nga Korten në Bullgari dhe Moldavi “ringjallen” në Sofje

FOTO: Nadezhda Gurgurova

Madhësia e shkronjave

Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e cila i kushtohet Ditës së Bullgarëve të Besarabisë (29 tetor), përrallat do të marrin jetë përmes leximeve dhe tregimeve të drejtpërdrejta ngaShoqata Bullgare e Tregimtarëve, njofton Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit.
Fshati Korten, në rajonin e Taraklisë, është një nga vendbanimet më të vjetra bullgare në Moldavinë Jugore, njofton BTA. Historia e fshatit daton që nga viti 1829, kur pas një tjetër lufte ruso-turke, një pjesë e banorëve të Bullgarisë e lanë atdheun e tyre. Ndër kolonët e atëhershëm kishte edhe banorë nga fshati bullgar Korten. Sot në fshat jetojnë rreth 2 000 banorë, shumica prej të cilëve janë bullgarë etnikë që ruajnë gjuhën, traditat dhe kulturën e paraardhësve të tyre.
Mund të mësoni më shumë për bullgarët e Besarabisë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Nadezhda Gurgurova