Artikull
Lideri i GERB-it mbështeti kërkesën për dorëheqjen e kreut të komisionit antimafia
Enjte 30 Tetor 2025 08:24
Enjte, 30 Tetor 2025, 08:24
Kostadin Angellov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deputetët zgjodhën Kostadin Angellov nga GERB nënkryetar të parlamentit. Për të votuan 132 deputetë, 53 ishin kundër dhe 11 abstenuan. Angellov zë vendin e Raja Nazarjan nga GERB, e cila u zgjodh kryetare e parlamentit pas tërheqjes së Natalija Kisellova nga BSP.
Në sallën plenare, lideri i GERB-it dhe partisë më të madhe të shumicës qeverisëse, Bojko Borisov, nënshkroi kërkesën e koalicionit opozitar “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” për dorëheqjen e kryetarit të Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit. Opozita vlerëson se Anton Sllavçev është përgjegjës për hetimin e vazhdueshëm ndaj kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, i cili ndodhet në paraburgim me akuza për korrupsion. Deri më tani, asnjë deputet nga shumica nuk e kishte nënshkruar kërkesën e opozitës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا