Artikull
“Gunvor” mund të blejë rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas si pjesë e një marrëveshjeje që përfshin të gjitha asetet ndërkombëtare të kompanisë
Enjte 30 Tetor 2025 09:25
Enjte, 30 Tetor 2025, 09:25
FOTO: lukoil.bg
Madhësia e shkronjave
Kompania ruse “Lukoil” njoftoi se ka pranuar një ofertë nga kompania zvicerane “Gunvor Group” për blerjen e aseteve ndërkombëtare të LUKOIL International GmbH. Kjo degë e “Lukoil”-it zotëron të gjitha asetet e grupit jashtë Rusisë. “Lukoil” u angazhua të mos zhvillojë negociata me blerës të tjerë potencialë. Marrëveshja është e kushtëzuar me marrjen e miratimit nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së (OFAC).
Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e “Lukoil”-it thuhet se shitja e aseteve ndërkombëtare është e domosdoshme për shkak të masave kufizuese të vendosura nga disa shtete.
Deri në fillimin e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, “Gunvor” ishte tregtari kryesor ndërkombëtar i naftës dhe gazit rus. Kompania është e regjistruar në Qipro, me seli në Gjenevë, dhe ka shumë përfaqësi ndërkombëtare. Ajo u themelua nga oligarku Genadij Timçenko, mik i presidentit rus Vlladimir Putin, dhe nga suedezi Torbjorn Tjornkvist.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: lukoil.bg