Artikull
Parlamenti hodhi poshtë veton presidenciale mbi ndryshimet në ligjet mbi shërbimet e sigurisë
Enjte 30 Tetor 2025 11:53
Enjte, 30 Tetor 2025, 11:53
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Asambleja Kombëtare ka anuluar veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në ligjet mbi agjencitë shtetërore "Inteligjenca" dhe "Operacionet Teknike", raportoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Ata i hoqën kreut të shtetit të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar krerët e shërbimeve dhe ia caktuan këtë të drejtë parlamentit.
Partitë në pushtet GERB, BSP dhe ITN, si dhe partia "DPS – Fillimi i Ri" votuan në favor të rimiratimit të teksteve.
Sipas opozitës, ndryshimet në dy ligjet japin dritën jeshile për ndërhyrje politike në aktivitetet e shërbimeve të sigurisë dhe shkelin kërkesën kushtetuese për ekuilibër midis institucioneve. "Pas kësaj shumice, ose si ta them - përpara saj, figura e Deljan Peevskit është qartë e dukshme", tha deputeti i MEÇ Nikollaj Radullov.
“Vëzrazhdane” njoftoi se do t'i kundërshtojnë ndryshimet legjislative në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, shumica në Asamblenë Kombëtare miratoi rregullat procedurale për zgjedhjen e kreut të Agjencisë Shtetërore të Inteligjencës dhe qeveria duhet të paraqesë propozimin e saj brenda shtatë ditëve.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا