LAJME

Artikull

Karllovo miratoi ndërtimin e një fabrike baruti dhe municionesh së bashku me Rheinmetall

Enjte, 30 Tetor 2025, 12:48

Foto: Kanal lokal lajmesh - Karllovo/Facebook

Foto: Kanal lokal lajmesh - Karllovo/Facebook

Madhësia e shkronjave

Këshilli Bashkiak në Karllovo vendosi të fillojë procedurën për ndryshimin e statusit të pronës në të cilën është planifikuar ndërtimi i një fabrike baruti dhe municionesh - në bashkëpronësi të “Vazovski Mashinostroitellni Zavodi” – VMZ (Fabrikat e Makinerive Vazov) dhe Rheinmetall, raportoi Daniella Dobreva nga Radio Plovdiv е Radios Kombëtare Bullgare.
Të martën, shteti bullgar dhe koncerti gjerman nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e uzinës në tokën e fshatit Kërnare. Investimi prej gati 1 miliard eurosh është ndër më të rëndësishmit në vitet e fundit dhe është një hap kyç drejt modernizimit të industrisë bullgare të mbrojtjes.
Gjatë debateve, u krijua tension në sallë dhe policia u detyrua të ndërhynte në mënyrë që qytetarët që hynin në sallë të mund të uleshin në vendet e tyre. Para takimit, u mbajt një protestë para ndërtesës së bashkisë, e organizuar nga partia “Vëzrazhdane”, nën sloganin "Jo një fabrike baruti në Bashkinë e Karllovos". Qytetarët e pakënaqur deklaruan se nuk dëshirojnë që ajri, toka dhe uji në Karllovo të ndoten.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kanal lokal lajmesh - Karllovo/Facebook