Enjte 30 Tetor 2025 14:17
Enjte, 30 Tetor 2025, 14:17
Ekaterina Zaharieva
FOTO: BNT
Madhësia e shkronjave
Dyzet e nëntë për qind e inxhinierëve dhe shkencëtarëve të punësuar në vendin tonë janë gra, u bë e qartë në tryezën e rrumbullakët "Gratë në Inovacion" të mbajtur në Sofje. Në sektorin e teknologjisë, 27% e specialistëve të IT-së janë gra, gjë që na vendos në vendin e tretë në Bashkimin Evropian.
"Krahasuar me 9 për qind të inovatoreve femra në BE, statistikat për Bullgarinë janë më të mira se mesatarja evropiane me 13% të raportuar, duke e vendosur vendin tonë në vendin e gjashtë", tha pjesëmarrësja speciale në forum - Komisionerja Evropiane për Bizneset e Reja, Kërkimin dhe Inovacionin Ekaterina Zaharieva, e cituar nga BTA. Sipas saj, Bullgaria po ecën mirë krahasuar me mesataren evropiane dhe performancën e grave në akademi. Sipas të dhënave që ajo paraqiti, profesoreshat femra në vendin tonë tejkalojnë 50%.
Na duhen më shumë përpjekje për barazinë gjinore dhe duhet të luftojmë paragjykimet, është një nga përfundimet e tryezës së rrumbullakët.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BNT
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا