Artikull
Akademia Bullgare e Shkencave nderon iluministët e popullit me një ceremoni dhe ekspozitë solemne
Premte 31 Tetor 2025 02:35
Premte, 31 Tetor 2025, 02:35
FOTO: Akademia Bullgare e Shkencave
Madhësia e shkronjave
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor, me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski do të mbajë një fjalim me temën "Iluministët e Popullit dhe Ringjallja Shpirtërore e Atdheut".
Në hollin e akademisë, Biblioteka Qendrore dhe Arkivi Shkencor i Akademisë Bullgare të Shkencave do të paraqesin një ekspozitë kushtuar 175-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh bullgar Ivan Vazov. Ekspozita do të përfshijë mbi një mijë botime nga fondi i bibliotekës dhe dokumente arkivore të vlefshme - objekte, letra dhe poezi që lidhen me veprën dhe personalitetin e shkrimtarit.
Me rastin e festës, do të ndahen çmimet për arritje të larta shkencore të Unionit të Shkencëtarëve në Bullgari dhe çmimet e Akademisë për gazetarët.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Akademia Bullgare e Shkencave
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا