LAJME

Artikull

Muzeu i Historisë Natyrore – Burgas dërgon një mesazh me një ekspozitë për ruajtjen e Detit të Zi

Premte, 31 Tetor 2025, 03:45

Muzeu i Historisë Natyrore – Burgas dërgon një mesazh me një ekspozitë për ruajtjen e Detit të Zi

FOTO: Bashkia e Burgasit

Madhësia e shkronjave

“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së ekosistemit të Detit të Zi, njoftoi institucioni kulturor.
Ekspozita përfshin shtatë panele me fakte pak të njohura rreth detit dhe bregdetit, të paraqitura përmes të dhënave shkencore, diagrameve artistike dhe fotografive. Ndër theksat janë një model tre-dimensional i shtratit të detit dhe një rindërtim i mbetjeve të një anijeje prej druri osmane, të zbuluar në një thellësi prej 300 metrash. Mund të shihen edhe mostra shkëmbinjsh, shkatërrimi i të cilave lidhet me formimin e rërës përgjatë bregdetit bullgar.
Me ekspozitën në fjalë, Muzeu i Historisë Natyrore pranë Muzeut Rajonal të Historisë dërgon një mesazh për nevojën e ruajtjes së Detit të Zi, i cili është një nga më të cenueshmit në botë.
Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi festohet çdo vit me rastin e nënshkrimit në vitin 1996 të Konventës për Mbrojtjen e Detit të Zi nga Ndotja nga gjashtë shtetet bregdetare - Bullgaria, Rumania, Rusia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Turqia, raporton BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Bashkia e Burgasit