Artikull
Ushtria tani ka të drejtë të rrëzojë dronë edhe në kohë paqeje
Premte 31 Tetor 2025 07:58
Premte, 31 Tetor 2025, 07:58
FOTO: Pixabay
Madhësia e shkronjave
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura.
Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër dronëve në mbrojtjen e objekteve, pajisjeve dhe anijeve ushtarake.
Me ndryshimet, në kohë paqeje, forcat e armatosura do të kryejnë detyra parandaluese në përputhje me planet për operacionet dhe detyrimet e marra përsipër të aleancës. "Parandalimi" është një kompleks aktivitetesh në kohë paqeje për të bindur një agresor potencial se pasojat negative dhe humbjet nga veprimet e tij agresive do të tejkalonin shumë herë përfitimet e mundshme për të, shkruan deputetët në ligj.
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hodhi poshtë sugjerimin se termi "parandalim" i vendos forcat e armatosura nën varësi të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s dhe theksoi se komanda kombëtare mbahet derisa parlamenti të miratojë Nenin 5 të Traktatit të NATO-s për Aktivizimin e Mbrojtjes Kolektive.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا