EKONOMI

Artikull

Euroja nuk do të ndryshojë çmimet e pasurive të paluajtshme pas 1 janarit 2026

Premte, 31 Tetor 2025, 09:28

Euroja nuk do të ndryshojë çmimet e pasurive të paluajtshme pas 1 janarit 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare "Inspire to Higher 2025: Tregu i pasurive të paluajtshme në eurozonë", e cila po mbahet në Sofje. Në forum marrin pjesë ndërmjetës, bankierë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Evropa Qendrore dhe Lindore.
Euroja nuk do të ndryshojë çmimet e pasurive të paluajtshme pas 1 janarit 2026
Hamparcumjan theksoi se euroja do të sjellë avantazhe në lidhje me kostot e transaksioneve, do të përmirësojë reputacionin e vendit dhe prej andej - akses më të mirë në tregjet e jashtme të kreditit. Do të jetë një spirancë gjeopolitike që do ta mbajë vendin në orbitën e BE-së dhe eurozonës, shtoi financieri.
Hamparcumjan paralajmëroi për rreziqet e mundshme për financat shtetërore në vitin 2027, por theksoi se vendi ka mundësinë të kalojë vite më të vështira pa tronditje serioze.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا