Artikull
Kontrolli pas përmbytjes në kompleksin turistik “Elenite” zbuloi një sërë shkeljesh
Premte 31 Tetor 2025 14:24
Premte, 31 Tetor 2025, 14:24
Javor Dimitrov (majtas)
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Në arkivat e Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave të Bullgarisë nuk janë gjetur dokumente që të miratojnë ndërtimet në vendpushimin “Elenite”. Këtë e bëri të ditur ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, në një deklaratë për gazetarët në Sozopoll pas forumit “E ardhme blu për Detin e Zi”, raportoi agjencia BTA. Drejtori i Drejtorisë së Pellgut “Rajoni i Detit të Zi”, Javor Dimitrov, njoftoi se pas përmbytjeve në fillim të tetorit 2025 në Elenite dhe Carevo u kryen inspektime të zonave të prekura dhe kontrolle përgjatë gjithë vijës bregdetare. “Zbulojmë shumë probleme – mbushje të shtratit të ujërave me mbetje shtëpiake e ndërtimore mbushja e ujëmbledhësve me mbetje shtëpiake dhe ndërtimore, mbulime të shtretërve të lumenjve dhe dëmtime të digave”, tha Dimitrov, i cituar nga BTA. Ai sqaroi se mbulimi i objekteve ujore lejohet vetëm në rastet kur ekziston përllogaritje e qartë teknike, e cila në disa zona mungon. Si shembull përmendi zonën e vendpushimit Sveti Vllas, ku janë gjetur objekte ujore të mbuluara me parametra të paqartë teknikë. Sa i përket Elenite, Dimitrov theksoi se pas mbulimit të shtratit të lumit që kalon nëpër vendbanim, mbi të u ndgritën ndërtesa.
Përmbytja në resortin “Elenite” më 3 tetor 2025 shkaktoi dëme të mëdha dhe viktima: katër persona humbën jetën, përfshirë dy shpëtimtarë gjatë një operacioni evakuimi. Mbi 40 automjete u përmbytën dhe shumë hotele e shtëpi mbetën pa energji elektrike. Kontrolli i institucioneve konstatoi dhjetëra shkelje në ndërtimet mbi lumenj dhe përrenj në zonë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
- Dhoma e Arkitektëve: Ndërtimi i pakontrolluar dhe mosveprimi institucional janë shkaku i përmbytjeve
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا