LAJME

Artikull

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

Premte, 31 Tetor 2025, 15:56

Parlamenti ndalon përkohësisht eksportin e produkteve të naftës

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Kuvendi Popullor vendosi të ndalojë përkohësisht eksportin dhe furnizimet e produkteve të naftës brenda Bashkimit Evropian, kryesisht të naftës dhe karburanteve ajrore. Vendimi u miratua me 135 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 42 “abstenime” dhe u paraqit nga deputetët e partive GERB-SDS, “BSP – E majta e bashkuar” dhe “DPS – Fillim i Ri”. Kufizimi vlen për produktet e naftës për të cilat ekziston rreziku i rritjes artificiale të çmimeve. Arsyeja kryesore lidhet me nevojën për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe stabilitetin e tregut të brendshëm të karburanteve, në lidhje me sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj kompanive energjetike ruse, përfshirë grupin “Lukoil”.
Ndalimi nuk do të aplikohet për furnizimin dhe rimbushjen e mjeteve lundruese dhe ajrore lokale dhe të huaja, si dhe për furnizimet brenda BE-së për forcat e armatosura të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA