LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Nëntori fillon me mot të ngrohtë vjeshtor

Premte, 31 Tetor 2025, 17:40

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë mjegull. Do të jetë pothuajse e qetë, ose me erë të lehtë nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë rreth 20°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë re të larta të shpërndara. Në mëngjes në disa vende të caktuara dukshmëria do të jetë e reduktuar. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 17-19°. Temperatura e ujit të detit është 16-18°. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male do të jetë me diell me erë të lehtë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 17°, në 2000 m. rreth 10°.
Të dielën, gjatë natës dhe në mëngjes herët do të formohet mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të jenë midis 5 dhe 10°, dhe temperaturat maksimale do të jenë midis 17 dhe 22°. Gradët do të jenë më të ulëta në vendet me mjegull të vazhdueshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا