Artikull
Bullgarët janë ndër ata që përdorin më pak trenat në BE
Shtunë 1 Nëntor 2025 04:30
Shtunë, 1 Nëntor 2025, 04:30
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë i regjistruar që nga fillimi i statistikave në vitin 2004.
FOTO: ec.europa.eu/eurostat
Rritja më e madhe në numrin e pasagjerëve krahasuar me vitin e mëparshëm u regjistrua në Hungari – 60%. Në anën tjetër, u shënua një rënie në Rumani (-4.9%) dhe Bullgari (-3.1%).
FOTO: ec.europa.eu/eurostat
Sa i përket numrit të pasagjerëve për frymë të popullësisë, Luksemburgu udhëheq me 32.8 udhëtime për person. Bullgaria dhe Rumani janë ndër vendet me nivelet më të ulëta, me nga 3.6 udhëtime për person.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: AP/BTA, ec.europa.eu/eurostat
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا