Artikull
Festa e Dollmës së Hotancës – shija e një tradite shekullore
Shtunë 1 Nëntor 2025 08:25
Shtunë, 1 Nëntor 2025, 08:25
Foto: Facebook /Festa e Dollmës së Hotancës
Madhësia e shkronjave
Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi përfshin një konkurs për dollmën më të shijshme me gjethe lakre, garë për dollmën më origjinale, kategori për dollmën më të madhe dhe më të vogël, si dhe për tavolinën më bukur të dekoruar.
FOTO: НЧ Светлина-1928, село Хотанца
Në të kaluarën, çdo familje në fshat përgatiste të paktën 200–300 dollma gjatë vjeshtës. Tani, për festën e dollmës së Hotancës, banorët do të përgatisin dhjetë herë më shumë, duke përdorur mbi 200 kilogramë lakër turshi vendase.
FOTO: НЧ Светлина-1928, село Хотанца
Ngjarja shoqërohet me këngë dhe valle popullore, degustime dhe një panair të produkteve rajonale, ndërsa hyrja është falas. Organizatorët theksojnë se kjo traditë në fshat është më e vjetër se 100 vjet. Për turistët, kjo është një mundësi për të vizituar një fshat të qetë pranë qytetit të Danubit, Rusé, për të ndjerë atmosferën e vjeshtës dhe për të marrë pjesë në një festë autentike bullgare të shijes dhe folklorit.
FOTO: НЧ Светлина-1928, село Хотанца
Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në ship dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook/ Festa e Dollmës së Hotancës, Biblioteka Kombëtare “Svetlina-1928”, fshati Hotanca