SHOQËRI

Artikull

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Dielë, 2 Nëntor 2025, 05:05

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science, Technology, Engineering, Art, Mathematics). Koncepti bashkon mbi 100 ekspozita interaktive, të vendosura në një sipërfaqe prej 500 metrash katrorë. Vizitorët mund të "pikturojnë me dritë", të kontrollojnë robotët, të krijojnë muzikë përmes lëvizjes dhe të zhyten në laboratorë ku shkenca merr jetë përmes instalimeve vizuale. Për më të vegjlit, ekziston një zonë e veçantë për fëmijë ku mund të bëjnë eksperimente në fizikë dhe biologji, të paraqitura në një mënyrë interesante dhe të arritshme.

FOTO: phenomenamuseum.eu

Qëllimi i muzeut është të zgjojë kuriozitetin për botën e shkencës përmes lojës, përvojës dhe kreativitetit. Hapësira funksionon gjithashtu si një skenë për koncerte, shfaqje shkencore dhe leksione me pjesëmarrjen e mysafirëve nga Bullgaria dhe jashtë vendit.
Phenomena është e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00, ndërsa biletat janë në dispozicion në internet. Muzeu ndodhet në adresën bulevardi "Knjaginja Maria Luiza" Nr. 11. Ideja është e dizajnerit dhe studiuesit Mirjan Kostadinov, i cili krijoi projektin e parë të këtij lloji në Bullgari, të frymëzuar nga muzetë moderne interaktive në të gjithë botën, siç është legjendari Exploratorium në San Francisko.

FOTO: phenomenamuseum.eu

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: BTA, phenomenamuseum.eu 

Publikoi / Publikuan: St. Pavlov