Artikull
“Mjara”: 41.5% e bullgarëve presin përkeqësim të financave të tyre personale gjatë vitit 2026
Dielë 2 Nëntor 2025 06:25
Dielë, 2 Nëntor 2025, 06:25
FOTO: myara.bg
Madhësia e shkronjave
Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë.
Nëse në prill 32.2% e të anketuarve prisnin që gjendja materiale e familjes së tyre të përkeqësohej në vitin 2026, në korrik ata ishin tashmë 40.5%, ndërsa në tetor përqindja është rritur në 41.5%. Ndërkohë, pritshmëritë e tipit “do të mbetet njësoj” janë ulur dukshëm: nga 38.5% në pranverë, në 32.8% në verë dhe 29.8% tani. Vetëm pak më shumë se 10% e të anketuarve presin përmirësim.
Rriten gjithashtu edhe pritshmëritë për rritje çmimesh. Në prill 76.4% e të pyeturve prisnin rritje të çmimeve, ndërsa tani kjo përqindje ka arritur në 82.1%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: myara.bg
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا