LAJME

Artikull

Mbi një e treta e shkelësve të shpejtësisë në rrugët e vendit janë të huaj

Hënë, 3 Nëntor 2025, 07:57

Mbi një e treta e shkelësve të shpejtësisë në rrugët e vendit janë të huaj

FOTO: BTA, arkiv

Madhësia e shkronjave

Brenda një muaji nga fillimi i kontrollit të shpejtësisë mesatare në 12 segmente rrugore të vendit, kamerat e Administratës Kombëtare të Tarifave Rrugore (TOL) kanë regjistruar 33 288 raste shkeljesh. Nga këto, 13 775 shkelës kanë pasur targa të huaja. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Daniell Mitov, në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga deputeti Bozhidar Bozhanov. Përgjigjja u publikua në faqen zyrtare të parlamentit. Pyetja kishte të bënte me mënyrën se si mblidhen gjobat nga fletëgjobat elektronike të të huajve. Mitov theksoi se për momentin informacioni i kërkuar nuk mund të nxirret si statistikë e veçantë. Sistemi për regjistrimin e shkelësve nisi punën më 7 shtator. Aktualisht po vendoset koordinimi mes shërbimeve shtetërore për procedurat e pagesës së fletëgjobave elektronike pas regjistrimit të shkeljeve, transmeton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا