Artikull
Në hap me kohën, Sinodi lëshon një aplikacion ortodoks për të rinjtë
Hënë 3 Nëntor 2025 08:09
Hënë, 3 Nëntor 2025, 08:09
FOTO: bg-patriarshia.bg
Madhësia e shkronjave
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla – Shkrimi i Shenjtë i Dhiatës së Vjetër dhe të Re”, “Lajme”, “Kalendar kishtar”, “Lutje të shkurtra”, “Jetëshkrime të shenjtorëve” dhe “Galeria video”. Përmes aplikacionit mobil, kisha synon të bëjë edhe një hap më afër të rinjve, duke u ofruar atyre informacion të shpejtë, të përditësuar dhe me vlerë – jo vetëm për jetën kishtare në vend, por edhe për rrugëtimin shpirtëror të çdo të krishteri ortodoks.
Në aplikacion pritet të shtohen edhe mundësi të tjera, si qasje e plotë në “Gazetën Kishtare” dhe në botimet e Shtëpisë Botuese Sinodale, njoftuan nga Sinodi.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bg-patriarshia.bg
Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا