MUZIKË

Artikull

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në “Evrovizion”

Hënë, 3 Nëntor 2025, 08:27

Në vitin 2026 Bullgaria do të marrë sërish pjesë në “Evrovizion”

FOTO: eurovision.tv

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe talentin bullgar përpara një audience ndërkombëtare, njoftoi media. “Evrovizion” është një skenë ku takohen kulturat dhe ndahen historitë. BNT mbështet krijuesit e talentuar dhe jemi të lumtur që arritëm të sigurojmë mundësinë që një këngëtar bullgar të përfaqësojë vendin përpara një audience prej miliona njerëzish”, tha drejtori i përgjithshëm i BNT-së, Emill Koshllukov.
“Jemi shumë të emocionuar që mirëpresim sërish BNT-në në familjen e “Evrovizion”-it pas një ndërprerjeje trevjeçare. Kthimi i tyre është edhe një dëshmi tjetër se muzika na bashkon dhe se konkursi mbetet jashtëzakonisht i njohur” tha drejtori i “Evrovizion”-it, Martin Green.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: eurovision.tv

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova