E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me ta. Por Momçill Kosev punon edhe si muzikant i pavarur, dhe kënga e tij më e re autoriale “E bukura vjen ende” tashmë është realitet. Ai e regjistroi atë që pesë vjet më parë, por arriti të organizojë realizimin e saj vetëm tani. Në regjistrim marrin pjesë muzikantë të njohur dhe aktivë nga skena muzikore vendase. Muzika është e Momçillit, ashtu si edhe teksti, për të cilin e ka ndihmuar Kallojan Hristov – një mësues dhe frymëzues. Titulli i saj pozitiv flet qartë për një shikim diellor ndaj jetës, ashtu siç pranon edhe vetë Momçill Kosev:
“Nuk mbaj mend në ç’moment e kam shkruar këngën, por më pas kam pasur edhe shumë periudha të vështira. Dhe gjithmonë kam besuar se e bukura vjen ende – çdo moment i keq është i përkohshëm; prej tij dilet, dhe më pas harrohet. Kështu mendoj, dhe këtë mesazh dua t’ua përcjell njerëzve.”
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova