LAJME

Artikull

Për shkak të reformave të ngadalësuara kundër korrupsionit, BE mund t’i ndërpresë fondet Bullgarisë

Hënë, 3 Nëntor 2025, 10:01

Valdis Dombrovskis

Valdis Dombrovskis

FOTO: EPA/BGNES

Madhësia e shkronjave

Teorikisht, është e mundur që Bullgaria të aplikojë edhe për pagesën e tretë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë deri në fund të vitit 2025, njoftoi në një intervistë për BNR komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis. Ai tha se Brukseli dhe Sofja janë në kontakt edhe për pagesën e dytë nga plani, por mungesa e reformave me gjasë do të çojë në ndryshimin e shumës. “Mund të bëjmë të paktën pjesërisht pagesën e dytë, sepse e dini që një nga reformat që lidhen me Komisionin Antikorrupsion ende nuk është zbatuar. Jemi në kontakt me autoritetet bullgare për mënyrën se si të veprojmë”, shpjegoi komisioneri evropian.
Në Bruksel morën projekt-buxhetin e vendit për vitin 2026. “Në këtë fazë nuk kemi parë një draft më të detajuar, por kuptimi ynë është se autoritetet bullgare synojnë një deficit buxhetor nën 3% ose brenda kufirit prej 3%”, shtoi Dombrovskis.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES