LAJME

Artikull

“Vëzrazhdane” protestuan kundër euros dhe vizitës së Christine Lagarde

Hënë, 3 Nëntor 2025, 10:38

“Vëzrazhdane” protestuan kundër euros dhe vizitës së Christine Lagarde

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në Sofje më 4 nëntor.
“Sipas planit, ajo duhej të ishte në Bankën Kombëtare të Bullgarisë në orën 10:30, por sa kuptojmë, ende nuk ka ardhur”, tha para gazetarëve lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov. Ai shtoi se ndoshta për shkak të kësaj proteste programi i saj mund të pësojë ndryshime. “Ne e dimë se cili është itinerari i saj, dimë cilat janë angazhimet e saj sot dhe nesër, po ashtu e dimë programin e komisionerit evropian Valdis Dombrovskis, dhe do të mundohemi që këta njerëz të kuptojnë se, së pari, nuk janë të mirëpritur në vendin tonë, dhe së dyti, se Bullgaria nuk dëshiron euro”, deklaroi Kostadinov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA