LAJME

Artikull

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Hënë, 3 Nëntor 2025, 15:24

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian mbi progresin e kandidatëve për anëtarësim në BE, cituar nga Radio Evropa e Lirë, raportoi BGNES.
Raporti thekson se marrëveshjet ekzistuese dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, "duhet të zbatohen me mirëbesim nga të gjitha palët".
Në të njëjtën kohë, vihet re se autoritetet kanë vazhduar "të punojnë mbi udhërrëfyesit në fushën e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike dhe funksionimit të institucioneve demokratike, si dhe mbi një plan veprimi për mbrojtjen e pakicave".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA