EKONOMI

Artikull

Në buxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 10.5 miliardë euro borxh i ri dhe deficit prej 3%

Martë, 4 Nëntor 2025, 06:56

Në buxhetin e vitit 2026 janë parashikuar 10.5 miliardë euro borxh i ri dhe deficit prej 3%

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436 miliardë euro, ose 42.8% e PBB-së. Shpenzimet e parashikuara janë 53.885 miliardë euro, krahasuar me 48 miliardë euro në vitin 2025.
Masa maksimale e borxhit të ri shtetëror që mund të merret gjatë vitit 2026 është 10.4 miliardë euro, dhe në këtë shumë përfshihet një hua deri në 3.261 miliardë euro për riarmatim sipas programeve të BE-së. Borxhi shtetëror pritet të arrijë në 31.3% të PBB-së.
Deficiti buxhetor do të jetë 3%, ose 3,6 miliardë euro. Rezerva fiskale në fund të vitit 2026 duhet të jetë të paktën 2.4 miliardë euro. Pritet që inflacioni të ruajë një ritëm prej 3.5%.
Në pjesën e të ardhurave parashikohet rritja e tatimit mbi dividentët nga 5% në 10% dhe përmirësimi i mbledhjes fiskale. Kontributet për pensione rriten me 2%. Në pjesën e shpenzimeve, fondet për politikat sociale mbeten të njëjta ose rriten minimalisht. Pagat e punonjësve shtetërorë mund të rriten deri në 5%.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNT