LAJME

Artikull

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

Martë, 4 Nëntor 2025, 07:19

Komision në Parlamentin Evropian do të monitorojë sigurinë rrugore në Bullgari

FOTO: europarl.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se është e shqetësuar për gjendjen e rrugëve bullgare si qytetare dhe si nënë, edhe pse prej kohësh nuk jeton më në vend. Ajo theksoi se arsyeja për t’iu drejtuar Parlamentit Evropian ishte aksidenti tragjik me 12-vjeçaren Siljana Popova në vitin 2025. “Ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një krize të zgjatur”, shtoi Gadjuçkova. Sipas saj, çdo vit qindra njerëz humbasin jetën në rrugët bullgare për shkak të “infrastrukturës së keqe, drejtimit të pamatur nën ndikimin e alkoolit dhe mundësive të kufizuara për transport publik, që paraqesin rrezik të veçantë për pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht për fëmijët”. Ajo argumentoi se këto probleme vijnë nga përdorimi i paqartë dhe i gabuar i fondeve publike, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian. “Kjo nuk është një çështje kombëtare, por një çështje evropiane,” theksoi Gadjuçkova.
Kërkesa e saj u mbështet nga eurodeputetët bullgarë që janë pjesë e komisionit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: europarl.europa.eu