Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në rezidencën “Bojana” morën pjesë kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, komisioneri evropian për ekonominë, Valdis Dombrovskis, dhe të tjerë.
“Kur filloi fushata informuese për euron, mbizotëronin euroskeptikët; tani kemi një rritje prej 7% në favor të besimit ndaj euros. Biznesi bullgar e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë këtë hap. Me mbi 20 pikë është rritur niveli i informimit të qytetarëve bullgarë. Sondazhet sociologjike tregojnë se ata presin efekte pozitive në afat të mesëm, por veçanërisht në afat të gjatë. Si për qeverinë, ashtu edhe për biznesin, është e qartë se kjo është një mundësi që duhet shfrytëzuar, por kërkon masa shtesë”р tha kryeministri.“Jam i bindur se më 1 janar 2026, Bullgaria do të presë monedhën e re si simbol i pjekurisë së demokracisë sonë evropiane”, shtoi Zheljazkov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA