LAJME

Artikull

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Martë, 4 Nëntor 2025, 12:28

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro. Kjo u deklarua nga Guvernatori i BNB-së, Dimitër Radev, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, pas një forumi në Sofje me temën "Bullgaria në prag të eurozonës", raportoi BTA.
Sipas Radev, BNB, në bashkëpunim të ngushtë me BQE-në dhe bankat qendrore kombëtare në eurozonë, ka organizuar me shumë kujdes të gjithë procesin që lidhet me futjen e euros në vendin tonë. Ai kujtoi se gjatë gjithë janarit, pagesat në vend do të mund të bëhen si në leva, ashtu edhe në euro, dhe transaksionet elektronike tashmë do të bëhen në euro.
"Sistemi ynë bankar është i fortë, i kapitalizuar mirë, shumë likuid dhe është plotësisht i përgatitur për t'u përballur me aktivitetin e shtuar në ditët e para të vitit dhe për të garantuar një fillim të sigurt për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë", siguroi Radev.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES