LAJME

Artikull

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

Mërkurë, 5 Nëntor 2025, 03:05

Festivali Sofia Experimental bashkon artistë nga 6 vende

FOTO: Instagram/Infinityexperimental

Madhësia e shkronjave

Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive muzikore, publiku do të ketë mundësinë të prekë dhe të njihet me zhvillime origjinale të ndërfaqeve muzikore dhe praktikave muzikore inovative jokonvencionale, informojnë organizatorët. Vendet janë Instituti "Goethe", shkolla e muzikës “Rockschool”, Akademia Kombëtare e Muzikës, hapësira kulturore “Bobina”, klubi “Atelieto”, raporton BTA.
Hapja është më 5 nëntor me një demonstrim dhe koncert të Korhan Erel. Ai ka lindur në vitin 1973 në Stamboll, por jeton në Berlin që nga viti 2014. Një artist jo-binar që punon në fushën e muzikës elektronike, improvizimit dhe dizajnit të zërit. Ai luan instrumente që i projekton në një kompjuter, ose instrumente të tjera elektronike, duke përdorur kontrollues të ndryshëm. Në Sofje, Korhan Erel do të flasë për instrumentet e tij, projektet e tij solo dhe bashkëpunuese me artistë të tjerë dhe skenën underground të Berlinit. Pas kësaj, do të fillojë një eksperiment midis Korhan Erel dhe anëtarëve të Ansamblit të Sofjes Improwise.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Instagram/Infinityexperimental