Artikull
Kisha dhe BSP u konsultuan për futjen e lëndës së fesë në shkolla
Mërkurë 5 Nëntor 2025 07:35
Mërkurë, 5 Nëntor 2025, 07:35
FOTO: Pexels
Madhësia e shkronjave
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse Bullgare.
Ata diskutuan projektligjin e miratuar në leximin e parë në parlament për futjen e lëndës "Virtytet dhe Fetë" si lëndë e detyrueshme në shkolla.
Zafirov dhe deputetët ndanë çështjet e diskutimit që lindën gjatë takimeve të tyre me njerëzit në zonat e tyre zgjedhore. U komentuan personeli i mësimdhënies, kurrikulat dhe afatet për futjen graduale të lëndës.
Të dyja palët u bashkuan rreth mirëkuptimit se lënda "Virtytet dhe Fetë" do të kontribuojë në edukimin më të mirë të personaliteteve dhe qytetarëve të plotë, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Pexels
Publikoi / Publikuan: إيليانا رايتشيفا