LAJME

Artikull

Prodhuesit e duhanit kundërshtojnë ndalimin e subvencioneve për sektorin në BE

Mërkurë, 5 Nëntor 2025, 08:32

Prodhuesit e duhanit kundërshtojnë ndalimin e subvencioneve për sektorin në BE

FOTO: Radio Shumen

Madhësia e shkronjave

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore evropiane "Copa-Cogeca", dërguar vendeve të BE-së. Prodhuesit e duhanit janë të pakënaqur që më 17 nëntor në Gjenevë në konferencën COP11 në kuadër të Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit, do të diskutohet ndërprerja e çdo forme të mbështetjes shtetërore për kultivimin e duhanit.
"Copa-Cogeca" kujton se megjithëse konsideratat e shëndetit publik janë legjitime, ministritë e shëndetësisë nuk duhet të marrin vendime në forume ndërkombëtare në vend të autoriteteve bujqësore në nivel kombëtar dhe evropian. Gjithashtu kujtohet se duhani është një kulturë bujqësore që kultivohet sipas standardeve të rrepta mjedisore dhe të punës në BE.
NAT-2010 deklaron se pret një përgjigje të shpejtë nga ministria dhe përfaqësia e përhershme e Bullgarisë në Bruksel për të mbrojtur fermerët që sigurojnë jetesën nga prodhimi i duhanit në rajone specifike dhe jo tërheqëse të vendit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Radio Shumen