LAJME

Artikull

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Mërkurë, 5 Nëntor 2025, 13:51

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do të shqyrtojë edhe financimin e personave fizikë e juridikë bullgarë dhe organizatave joqeveritare, si dhe do të vlerësojë lidhjet e mundshme të tyre me partitë politike, gjyqtarë, institucione arsimore, media, struktura biznesi dhe organe të pushtetit shtetëror. Komisioni i ri u propozua nga partia “DPS – Fillim i Ri”, duke marrë mbështetje nga “Vëzrazhdane”, BSP, ITN, MEÇ, “Veliçie” dhe disa deputetë të pavarur.
Nuk u miratua propozimi i “Vëzrazhdane” që komisioni të hetonte edhe aktivitetet e fondacioneve dhe OJQ-ve të tjera, si “Shoqëri e Hapur”, “Amerika për Bullgarinë”, “Friedrich Ebert”, “Konrad Adenauer” dhe “Hans Seidel”.
Deputetët hodhën poshtë edhe propozimin e “Vëzrazhdane” që një komision parlamentar të shqyrtonte të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me ndërtimin dhe financimin e hotelit “Hayashi” në Sofje, pronë e familjes së kryeministrit Rosen Zhilyjazkov – një kompleks pesëkatësh me sipërfaqe ndërtimi mbi 4000 metra katrorë, raportoi gazetarja Maria Fileva.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: فاليا بوجيلوا