LAJME

Artikull

KE na ndal fonde nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri për shkak të moszbatimit të reformave antikorrupsion

Mërkurë, 5 Nëntor 2025, 15:22

KE na ndal fonde nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri për shkak të moszbatimit të reformave antikorrupsion

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me mosrealizimin e fazës kyçe të reformimit të Komisionit Antikorrupsion, shpjeguan nga Komisioni.
Bullgaria disponon gjashtë muaj për të përmbushur këtë fazë të rëndësishme. Komisioni do të vazhdojë të mbajë dialog aktiv me autoritetet në Sofje, për të siguruar mbështetjen e nevojshme për përfundimin e reformës.

Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES