Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar, punonjës i Zyrës së Bashkimit Evropian në vend, u plagos rëndë. Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Prishtinë mban kontakt të vazhdueshëm me organet kompetente të shtetit pritës, të cilat kanë hapur një procedim penal për dyshim për tentativë vrasjeje.
Sipas informacionit më të fundit nga ambasada bullgare në Prishtinë, i plagosuri është shtruar në një institucion shëndetësor në kryeqytetin kosovar, dhe gjendja e tij aktualisht është stabile. Përfaqësuesit diplomatikë bullgarë janë gati të ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe do të vizitojnë bashkatdhetarin tonë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas rekomandimeve të ekipit mjekësor.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mfa.bg